Kulturë

Portretet e evropianit të pamposhtur

Foto: Koha / ilustrim

Emri i Gjergj Kastriotit-Skenderbeut është ruajtur ndër shekuj në veprat e shumta të artit si: poezisë, operës, muraleve, pikturave, gravurave, numizmatikës, skulpturave, monumenteve etj. Janë shkruar vepra të shumta historiografike për personalitetin e tij, rëndësinë e tij për ruajtjen e identitetit, jo vetëm shqiptar, por edhe atij evropian, shkruan sot Koha Ditore.

Nuk është e rastit që figura e tij është e pranishme në krijimet e shumta në vendet e ndryshme të arealit kulturor perëndimor. Kjo prani e tij është njëfarë kujtese e ruajtur dhe e mbrojtur e identitetit evropian, që asokohe ishte kërcënuar nga një e keqe që përhapej nëpër cepat e Evropës, duke i nënshtruar popujt me shekuj. Figura e tij peshohet në diçka më të thellë sesa me rëndësinë që i jepet luftës shqiptare për mbijetesë.

Ai është figura komplekse në të cilën janë shtresuar të gjitha përpjekjet e pareshtura dhe të palëkundura të krijimit të Evropës, të ruajtjes dhe ndërtimit të saj edhe gjatë kërcënimeve më të mëdha në histori – ato të depërtimit të Perandorisë Osmane në Evropë. Prania e figurës së tij gjithandej qyteteve evropiane dhe gjatë shekujve është tregues me vete i kalorësit të frymës evropiane. /Astrit Salihu

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)