Kulturë

Demaçi më ‘92 kishte marrë shtetësinë shqiptare, bëhet publik dokumenti

 

Tiranë, 30 janar - I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Kosovës në Tiranë, Sylë Ukshini, priti sot në takim regjisorin e njohur shqiptar Kujtim Çashku, rektor i Akademisë së Filmit dhe Multimedias “Marubi”, i cili i dorëzoi dokumentin me anë të të cilit Adem Demaçit i ishte dhënë shtetësia shqiptare.

“Gjatë takimit, regjisori më kishte përgatitur edhe një surprizë, më dorëzoi edhe një dokument, dekretin Nr. 361 të Presidencës së Shqipërisë, i datës 23 nëntor 1992, i cili konfirmon se Adem Demaçit, më datë 23 nëntor 1992, i ishte dhënë shtetësia shqiptare. Dokumenti është firmosur nga shefi i Kabinetit, Edmond Seferi”, thekson Ukshini.