Kulturë

Haradinaj ia uron ditëlindjen Kadaresë, “jemi popull me fat që e kemi”

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka uruar shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare, për ditëlindjen e 83-të.

“Përmes veprës kulmore letrare, Ismail Kadare e universalizoi historinë shqiptare. Falë fuqisë së fjalës, shkrimtari ynë e bëri të njohur thelbin e të vërtetës dhe të drejtës së Kosovës. Ne shqiptarët jemi popull me fat që e kemi shkrimtarin e përmasave botërore, vlerë tonën identitare. Urime ditëlindja, të paçim dhe gjatë Ismail Kadare”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.