Refki Gollopeni me ekspozitë pas 20-vjetësh në “Hanin e 2 Robertëve”

Refki Gollopeni me ekspozitë pas 20-vjetësh në “Hanin e 2 Robertëve”

Uran Haxha 27 janar 2019 18:42

Pas 20 vjetësh mungesë, është rikthyer me ekspozitë, piktori Refki Gollopeni. Kafe/galeria “Hani i 2 Robertëve”, që njihet si çerdhe e artistëve përgjatë viteve të ’90-a në Prishtinë, ka qenë nikoqire e tri cikleve pikturash.

Mirëseardhje në ekspozitë bën një pikturë, që pasohet nga tri të tjera të ciklit “Mbijetesa”, e ku piktori derdh ngjyrat për të krijuar dema në pozicione të ndryshme.

Cikli i dytë është ai i “Simfonisë së Dashurisë”, që ka piktura të një formacioni muzikantësh që luajnë simfoninë e lumturisë në ngjyra të ndezura që këto ditë dimri i dhanë jetë syve të atyre dhjetëra mysafirëve që morën pjesë në hapje të ekspozitës, mbrëmjen e së shtunës.

Image

Pikturat e ciklit të tretë, “Përtej ëndrrës” në një format të vogël shpërthenin më shumë se sa mund të shihte paragjykimi i madhësisë së tyre.

Image

Përveç piktorit suharekas Gollopeni që u shpreh falënderues për pjesëmarrësit në këtë ekspozitë, kuratori i ekspozitës Fehmi Hoxha – FEHO tha se ka qenë padyshim e vështirë të zgjidhte cilat piktura do të ekspozoheshin.

“Me të vërtetë ka qenë pak problem me i zgjedh cilat piktura, pasi është dashtë t’i ruajmë disa piktura tjera për ekspozitën që do të jetë në Vjenë”, zbuloi kuratori Feho.

Kjo ekspozitë ka karakter shitës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme