Kulturë

Fundi i pushtetit të fisnikërisë shqiptare

Një nga goditjet më të egra dhe më tinëzare të Portës së Lartë ndaj fisnikërisë shqiptare u bë në Masakrën e Manastirit më 9 gusht të vitit 1830, ku u vranë në pabesi nga ushtria osmane, e komanduar prej Mehmet Reshid Pashës, rreth 800-1000 burra, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve ishin nga fisnikëria dhe nga paria shqiptare, ndërsa u burgosën mbi 400 të tjerë, shkruan sot Nehat Krasniqi në Kohën Ditore .

Kjo gjithsesi ishte njëra nga goditjet më të rënda që Porta e Lartë i dha fisnikërisë shqiptare, por jo e vetmja. Po në këtë vit një masakër tjetër përmasash më të vogla se kjo e Manastirit, bëri në Janinë i biri i Mehmet Reshid Pashës, Emin Pasha. Pas këtyre masakrave pasuritë e të ekzekutuarve i konfiskoi ushtria e sulltanit, ndërsa familjarët e tyre disa u internuan dhe të tjerët u vunë nën kontroll të ashpër.

Këto masakra shkaktuan indinjatë të thellë tek krerët e tjerë shqiptarë dhe shpërthyen kryengritje në qytetet kryesore të Sanxhakut të Janinës dhe të Vlorës, si dhe në Trikallë, në Meçovë, në Grevenë dhe në Artë, me një fjalë, kryengritja kishte përfshirë gjithë Toskërinë. Njëri nga drejtuesit kryesorë të kësaj kryengritjeje ishte Iljaz Bej Poda, i njohur në popull si Zylyftar Poda. (Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore).