Letër e Sotir Pecit për atdhetarin

Letër e Sotir Pecit për atdhetarin

26 January 2019 10:22

I NDERSHIM ATDHETAR,

Mora letrën e Z.se t’uaj dhe si e këndova me vereje të madhe, u habita shumë me ato që më shkruani. Nuk do t’u përgjigjesha me-qënë-se më shani dhe më çderoni në këtë letrë, po thashë me mënt që nofta nuk kini kënduar që në kryet dhe me radhë gazetën tonë dhe kështu, dyke parë që flasim kundra politikës Austriake, na dënuat që mbajmë anën e Italisë dhe kemi marrë të holla prej kësaj. Që të delni nga ky gabim do t’u dërgoj dhe tri gazeta në të cilat flasin kundra Italisë; dhe s’do mbesoni që nuk jemi të shitur.

Mbesoj që më bie dhe mua fjala që ta shpërblej sharjen që më bëtë. Siç duket juve të Shqi­përisë të Sipërme nuk mbesoni që gjinden dhe njerës t‘cilit nuk venë as pas politikës së Austrisë, as të Italisë, se do të jemi të ndarë në dy tarafe, po nuk është ashtu. Neve aty punojmë për vetë­qe­verimin e Shqipërisë dhe gjith ata që janë kundra këtij qëllimi i quajmë armiq, do Austri qoftë do tjatrë fuqi. Politik’ e Austrisë me gjith të mirat që na ka bërë, ka qënë (që te mos them është) të za­p­to­një dhe të coptonjë atdhenë tonë, dhe është kaq e shtruar dhe e sigurtë kjo politikë që as ju­ve miqt e saj, nuk muntni ta mohoni, ky është shkaku që gjithë shqiptarët e vërtetë, dhe t’cilit nuk janë blerë, i kundrështohen kësaj mbretërie.

Nuk munt të harrojmë të mirat që na ka bërë për përparimn‘ e kombsisë tonë, po nuk munt të rrimë me duart lidhur dhe me gojë mbyllur kur shikojmë r[r]eziknë me sy. E dimë që ka shu­më miq brenda në Shqipëri, dhe që është e fortë, po kemi detyrë të përpiqemi dhe të thërresim me sa na mundet sa që të dëgjojnë zënë tonë të drejtë gjithë bota e qytetëruar. E duam Austrinë dhe i njohim të mirat, siç thamë, po duhet të kemi dhe sytë hapët që të mos humbasim për gozh­dën potkuan, po e kthejm potkuan, humba­sim kalën me gjith ig.

Siç do këndosh në gazetën tonë, neve t‘cilit ishim kundra i lëvduam kur pamë pak dritë, pas marrë­veshjen me Italinë, kjo besë që lidhën me Italinë na ngrohu pak dhe, po të mbahet, Aus­tria do të jetë mirëbënja ne kombi Shqiptar, cili kurrë nuk harron as të mirën as të ligën. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme