Kulturë

Teatri i Gjilanit shfaqet pa premierë tradicionale në festivalin e dramës shqipe

Teatri i Gjilanit shfaqet pa premierë tradicionale në festivalin e dramës shqipe

Teatri i qytetit të Gjilanit nuk e ka përgatitur premierën tradicionale për ta shfaqur në edicionin e njëzet e tetë të festivalit të dramës shqipe “Talia e flakës”.

Provat e shfaqjes “Kërkuesit” me regji të Blerta Nezirajt, që ishin nisur javë më parë për t’u inskenuar janë ndërprerë, për shkak të problemeve të pagave ndaj aktorëve, raporton “Express” i KTV-së.