Kulturë

“Reflections” në një botë tjetër përjetimesh

Blerta Kosova nuk i vë zhanër muzikës së saj. Në “Dit’ e Nat”, 11 janari qe nata e reflektimit artistik origjinal të saj. Audienca e mbushi kafenenë në qendër të qytetit, në përzierjen e elektronikës me pop.

24-vjeçarja nga Mitrovica me njërën dorë mbante mikrofonin dhe këndonte e me tjetrën punonte në miksetë në promovimin e albumit të saj “Reflections” me 10 këngë, secila ndryshe nga tjera sa i përket stilit, shkruan sot Koha Ditore.

Kompozuar e me tekste të shkruara prej saj, kënga e parë e albumit “Relflections” e titulluar njëjtë, fillon me një ritëm që të fton për vëmendje “I see your reflections as a masterpieces... I follow you as you follow me”, janë vargjet që ngjajnë me atë që Blerta e quan të qenit vetvetja në art dhe në jetë.

Ajo i lë vend një pjese ku mbarojnë fjalët dhe krejt çka dëgjohet është një muzikë që nuk di si emërohet, por herë krijon efekte melankolie e herë ringjalljeje. “Perceptimet e tua....” varg që përsëritet shumë herë, perceptimet e albumit, këngëtares, botës, pjesëve të bukura të jetës, siç është arti. Sidomos arti i bërë vetë, nga 0-ja... ashtu siç është rasti i Blertës.

Kënga e dytë e albumit “She Do Do Do” fillon me këta tinguj që përsëriten “do..do..do” sikur flet për humbje, e një fillim të lumtur për dikë tjetër. “Skyline” e dërgon në një tjetër vend dhe kohë. Në qiell....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)