Kulturë

Akademia e Shkencave e Shqipërisë kërkon zgjedhje në emër të reformave

Tiranë, 8 janar - Akademia e Shkencave e Shqipërisë do të zhvillojë zgjedhjet për Kryesinë e re, edhe pse ligji i ri për këtë institucion ende nuk është miratuar. Krejt kjo bëhet në emër të reformave që i janë kërkuar e që pasonin pas kritikave të shumta në adresë të ASh-së. Të enjten e kësaj jave do të mbahet Asambleja e radhës e ASh-së, gjatë së cilës do të përcaktohet data e zgjedhjeve të reja, si dhe do të ngrihet komisioni që do të administrojë procesin, që nga shpallja e kritereve te platformat dhe votimi i kandidatëve.

Në shtator të 2018-s, Gudar Beqiraj u bë kryetar pas një mandati si nënkryetar i kësaj akademie. Ndërsa Myzafer Korkuti që më herët mbante detyrën e kryetarit të AShSh-it ishte kandidatura e vetme për nënkryetar dhe vota prodhoi një rokadë mes Beqirajt e Korkutit.

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")