Kulturë

Çfarë rekomandohet të lexoni në stinën më të ftohtë të vitit

Stina e dimrit konsiderohet se i orienton njerëzit të qëndrojnë në vende të mbyllura për t’u mbrojtur nga i ftohti.

Për ta tejkaluar monotoninë që sjell përditshmëria gjatë këtij sezoni, njëra nga opsionet është leximi i librave, ndërkohë disa prej shtëpive botuese në kryeqytet për këtë kohë sugjerojnë të lexojnë kryesisht tituj psikologjik, bën të ditur emisioni “Express” i KTV-së.

“Mbretëresha e malësisë”, “Ulërima e Ujkut” dhe “Burrat në diell” janë këta titujt e librave që rekomandohen nga shtëpia botuese “Koha”, gjatës stinës më të ftohtë të vitit.