Kulturë

Mërgata shqiptare në SHBA nis aksionin e grumbullimit të fondeve për vendosjen e monumentit të Skënderbeut në Prizren

Mërgata shqiptare në SHBA nis aksionin e grumbullimit të fondeve për vendosjen e monumentit të Skënderbeut në Prizren
 

Shqiptarët e Amerikës tani e një shekull janë shquar për dhënien e kontributeve kombëtare duke filluar me aksionet për njohjen e çështjes shqiptare në Amerikë, duke iu përgjigjur aksioneve të shumta kombëtare tash e më shumë se një shekull qoftë në aspektin humanitar, ushtarak, politik, kulturor, fetar dhe shumë aksione të tjera.

Nuk është rastësi se aksionit të Shoqatës së Intelektualëve Shqiptarë “Trojet e Arbrit” të parët t’iu përgjigjen shqiptarët e Amerikës të cilët në mënyrë konkrete e filluan aksionin për grumbullimin e mjeteve financiare për dërgimin e Skënderbeut në Prizren.