Kulturë

Vdes në moshën 79 vjeçare shkrimtari izraelit Amos Oz

Shkrimtari izraelit, Amos Oz, ka vdekur nga sëmundja e kancerit në moshën 79 vjeçare.

Lajmin e ka dhënë vajza e tij, Fania Oz-Salzberger, transmeton Koha.net.

“Babai im vdiq nga kanceri pas një përkeqësimi të shpejtë që i ndodhi. Faleminderit për të gjithë ata që e deshën”, ka shkruar ndër të tjera ajo në Twitter.

Veprat e Amos Oz janë botuar në 45 gjuhë në 47 vende të botës dhe ka marrë shumë nderime dhe çmime, mes të cilave Legjioni i Nderit të Francës, Çmimi Goethe, Çmimi i Princit të Asturias në Letërsi, Çmimi Heinrich Heine dhe Çmimi i Izraelit.

Oz ishte një ndër shkrimtarët më të lexuar dhe më të njohur në Izrael. Vitet e fundit të tij, ai fliste haptas kundër politikës së kryeministrit izraelit Benjam Netanyahu.