Kulturë

Komedia “Burri i Gruas Sime” mirëpritet nga publiku prishtinas

Komedia “Burri i Gruas Sime” mirëpritet nga publiku prishtinas
 

Me një temë mjaft intriguese, komedia “Burri i Gruas Sime” u përcoll me duartrokitjet të mëdha nga publiku në teatrin Dodona.

Kjo komedi e autorit të njohur kroat Miro Gavran, ka rrugëtim prej dekadash nëpër qendra të ndryshme evropiane, ndërsa për publikun prishtinas erdhi tani në regji nga Faik Gashi dhe në interpretimin e aktorëve të rinj Alban Goranci, Blerta Gubetini, Valdrin Osmani, bën të ditur emisioni “Express” i KTV-së.