Me një temë mjaft intriguese, komedia “Burri i Gruas Sime” u përcoll me duartrokitjet të mëdha nga publiku në teatrin Dodona.
Kjo komedi e autorit të njohur kroat Miro Gavran, ka rrugëtim prej dekadash nëpër qendra të ndryshme evropiane, ndërsa për publikun prishtinas erdhi tani në regji nga Faik Gashi dhe në interpretimin e aktorëve të rinj Alban Goranci, Blerta Gubetini, Valdrin Osmani, bën të ditur emisioni “Express” i KTV-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLeka nga Prishtina dhe Toni nga Durrësi janë dy personazhe të cilat jetojnë plot 5 vjet, pa e ditur se janë të martuar me gruan e njëjtë, Eva, e cila arrin t’i bindë se i dashuronte të dy nga ta.
Ndërsa, drama e kësaj dashurie fillon në momentin kur Tonit i lindin dyshimet se Eva është në lidhje me dikë tjetër.
Aktorëve iu desh më shumë se një muaj prova për realizimin e premierës, por e gjitha kjo iu shpërblye me një sallë plot publik e shumë duartrokitje.
Në një ambient me lajme jo edhe shumë të mira, siç është Kosova, komeditë si rëndom , zgjojnë interesim të lartë te publiku.
Kjo shfaqje në teatrin Dodona erdhi në vazhdën e prezantimit të punës së studentëve të Fakultetit të Arteve.