Kulturë

Hawkingu për Zotin, jetën në univers dhe udhëtimin në kohë

Emri i tij përmbledh imazhin e një studiuesi të zakonshëm, por të veshur mirë, në një karrige me rrota, syze që i rrëshqasin deri mbi hundë, duar të kryqëzuara në prehër, të cilat ia ka rregulluar një kujdestar, këmbë në pantallonat e varura me kujdes në një kënd, këpucë që në mënyrë të çuditshme qëndrojnë në pjesën ku pushojnë këmbët.

Ndryshe prej trupit të tij të ngrirë, fytyra e tij ishte vazhdimisht në lëvizje, muskujt e faqeve e sytë lëviznin në mënyrë të shpejtë për t’i ndihmuar sistemit të komunikimit që e lidhte atë me botën.

Ata që e njihnin mirë kishin mësuar t’ia lexonin shprehjet e fytyrës: por jo zemërimin, kënaqësinë, neverinë, shikimin e tij “ngutu dhe bëje këtë punë”, që shfaqej në fotografitë e vendosura në ballinën e programit të funeralit të tij. Atij i duhej të përpiqej fort t’i mbante sytë e hapur, por buzëqeshja e tij mund ta ndriçonte universin.

Ky ishte Stephen Hawking. Ai vdiq në muajin mars, në moshën 76-vjeçare, pasi që kishte mbijetuar 55 vjet me sëmundjen, qysh kur e zbuloi në moshën 21-vjeçare, dhe kur i ishte thënë se i kishte vetëm edhe dy vjet jetë. “Mbijetesa” nuk është fjalë adekuate... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)