Kulturë
Historia e Anës dhe Zefit, u inskenua në “Kino Armata”
Nën tingujt e violës dhe instrumentit frymor fagot, u shfaq historia e operës mbresëlënëse për të rinj, “Anne & Zef”, në “Kino Armata” në kryeqytet.
Pjesa e Anës u luajt nga sopranoja shqiptare, Anjeza Marku, ndërsa në rolin e Zefit erdhi baritoni, Patrik Vjollca. Ajo çfarë ngjalli emocion gjatë mbrëmjes ishte muzika, e cila u interpretua nga orkestra e përbërë nga muzikantë shqiptarë, të drejtuar nga Huba Hölloköi.