Kulturë

Ditët e albanologjisë rimbledhin studiuesit

 

Është mbajtur në datat 3, 4 dhe 5 dhjetor nga Akademia e Studimeve Albanologjike Edicioni i IX i Ditëve të Albanologjisë. Fjalën e hapjes së veprimtarive e mbajti Rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike, Akademik prof. dr. Marenglen Verli, i cili ka qenë një vit i rëndësishëm kushtuar Skënderbeut. Ai ka përkuar edhe me një sërë ngjarjesh të tjera të rëndësishme si, 140-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, 110-vjetori i Kongresit të Manastirit, 100-vjetori i Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, etj.

Në 3 dhjetor zhvilloi punimet Konferenca shkencore “Skënderbeu dhe epoka e tij”, ku referuan Prof. dr. Aurel Plasari për “Të sotmen dhe të ardhmen e studimeve skënderbegiane”; Dr. Elvana Metalla, “Kruja në periudhën e mesjetës, rivlerësim mbi të dhënat arkeologjike”; Prof. dr. Skënder Muçaj – dr. Suela Xhyheri për “Kastriotët dhe fisnikët e tjerë shqiptarë në fushën e ndërtimeve mbrojtëse dhe kishtare në shek. XIII-XV; Prof. dr. Adem Bunguri për “Kontributi i arkeologjisë në identifikimin e fortifikimeve të periudhës së Skënderbeut në rajonin e Dibrës”; Dr. Eduart Caka me “Analizë e aspektit burimor në historiografinë skënderbegiane shqiptare (me përqendrim në dokumentacionin dhe literaturën osmane)”; Prof. dr. Ksenofon Krisafi me “Politika e jashtme dhe diplomacia e Skënderbeut”; Prof. dr. Gazmend Shpuza.