Gratë në kulturë përballë sfidave të dyfishta drejt suksesit

Gratë në kulturë përballë sfidave të dyfishta drejt suksesit

06 dhjetor 2018 08:55

Prishtinë, 6 dhjetor – Gra lidere në shoqërinë kosovare në përgjithësi është zor të gjenden, sidomos në politikë, në sferën e udhëhequr nga burrat. Kjo për shkak të të qenit pjesë e një shoqërie patriarkale. Por një fushë ku ato dominojnë është arti dhe kultura.

Kjo dëshmohet me faktin se gratë janë udhëheqëse të disa prej institucioneve dhe festivaleve më të rëndësishme në vend. Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest” drejtoreshë ka Nita Dedën. Grua udhëheqëse është edhe Vjosa Berisha si drejtoreshë e “PriFilmFest”, Besa Luzha, drejtoreshë e “Chopin Piano Fest”, Zana Hoxha-Krasniqi, drejtoreshë e “FemArt”, Donika Rudi, drejtoreshë e “ReMusica”. Ndërsa në mesin e institucioneve vartëse të Ministrisë së Kulturës, Arta Agani është gruaja e vetme që drejton institucion. Është drejtoreshë e Galerisë Kombëtare të Kosovës.

Këto gjashtë gra të suksesshme si udhëheqëse të festivaleve dhe institucioneve u mblodhën të mërkurën në një vend në panelin e diskutimit “Diplomacia kulturore e udhëhequr nga gratë” organizuar nga Qendra Informative e Kulturore e BE-së, me të cilin u mbyll ngjarja treditore “Gratë e Kosovës në promovimin e artit dhe kulturës”/ Sihana Klisurica.(Gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme