Kulturë

Folkloristët për 28 Nëntor sjellin momente të hareshme gjatë vozitjes në “NGASZ”

Me rastin e Ditës së Flamurit edhe emisioni “NGASZ” i KTV-së ka ardhur me një edicion special.

Të ftuarit madje janë personalitete që nuk shihen shpesh në ekranet televizive periudhën e fundit. Janë këta anëtarët e ansamblit “Azem Bejta” i themeluar në vitin 1967.

Shaqir Hoti, Riza Spanca, Abdurrahman Sfirca përmendin vitin 1968 kur shënohej përvjetori i 500-të i vdekjes së heroit kombëtar Skënderbeu.

Nuk mungojnë as momentet e këndshme e të hareshme, si dhe kujtimet e folkloristëve për vozitjet e udhëtimet.