Kulturë

Orë letrare në UPZ për nderë të 28 Nëntorit

Këshilli i Studentëve të Fakultetit të Filologjisë në Universitetin Publik të Prizrenit të martën ka organizuar orë letrare për nder të festave të Nëntorit.

Dekani i këtij Fakulteti, Shkelqim Millaku, me këtë rast theksoi se ora letrare, si krijimtari letrare, në territorin tonë zanafillën e vetë e ka mbi 500 vjeçare.

“Kombi shqiptar sot është i lirë kudo që jeton, në të gjitha trojet e veta, duke i realizuar aspiratat për të qenë i barabartë me popujt e tjerë, sigurisht fal veprimtarive që janë krijuar në nëntorit e shekujve. Ne si asnjëherë më parë, në histori e kemi rastin të punojmë për ardhmen e vendit tonë, si faktor stabiliteti, në bashkëpunim dhe në fqinjësi të mirë me të gjithë popujt dhe vendet. Në paqe! Koha e hegjemonisë, e imponimit dhe e ideologjisë së urrejtjes përgjithmonë ka përfunduar. Ky shekull është shekulli i integrimeve dhe i mirëkuptimit, i ndihmës së ndërsjellë për përparimin tonë të gjithëmbarshëm”, theksoi me këtë rast Millaku.

Një fjalë rasti e mbajti edhe Kryetari i Parlamentit Studentor, Milot Krasniqi, i cili falënderoi studentët e Fakultetit Filologjik për këtë organizim.