Kulturë

“Nëntor i ftohtë” - rikthim në vitet e arta të kinematografisë

“Nëntor i ftohtë” - rikthim në vitet e arta të kinematografisë

I mbërthyer në një frymë ekzistencialiste, filmi "Nëntor i ftohtë" identifikohet me publikun vendës dhe bëhet pamflet për shikues të huaj. I shqyrtuar me kuadra statikë, e në harmoni me atë që në fjalorin kinematografik njihet si “gjuhë filmike” regjisori izolon me kujdes teknikën, efektet dhe montazhin. E kjo bëhet në heshtje dhe pa u vërejtur nga publiku, shkruan sot Koha Ditore.

Një gjë e tillë në filmografi është mjeshtri regjisoriale dhe artikulim i një platforme prej një fanatiku filmik. Fatet e personazheve, ku secili prej tyre krijon nga një letërnjoftim skenik me gjithë brengat dhe nevojat jetësore, këtë film në aspektin zhanror e radhit diku mes dramës politiko-sociale e familjare. I tërë sistemi politik bredh nëpër shumë familje shqiptare duke prishur marrëdhënien me shoqërinë.