Kulturë

“Për nder të Bekim Lumit” në Münich si takim me artin e veçantë

“Për nder të Bekim Lumit” në Münich si takim me artin e veçantë

Prishtinë, 23 nëntor – Stili avangardë, eksperimentimi dhe thellësia shprehëse e krijimtarisë artistike kanë bërë që vepra e Bekim Lumit të jetë e veçantë. Regjisori i ndjerë kosovar – i cili vdiq më 30 korrik në moshën 51-vjeçare – ka lënë prapa një krijimtari që do të mbesë si testament për skenën teatrale në vend. Origjinaliteti ishte arma e tij më e fortë. Duke marrë parasysh kontributin e tij të madh, do të nderohet të shtunën në Münich të Gjermanisë, në një ceremoni përkujtimore.

Janë regjisori kurd në Hawre Zangana dhe Sabine Böhlau, që vendosën ta organizojnë një ceremoni në nderim të Lumit. Takimi me moton “Për nder të Bekim Lumit” do të mbahet në “Theater Heppel & Ettlich”.