Më 11 nëntor në orën 11 të mëngjesit, ora e 11 në ditën e 11 të muajit të 11-të, në histori do të shënohej një moment unik – nënshkrimi 100 vjet më parë i armëpushimit, Traktatit të Paqes që i dha fund Luftës së Parë Botërore.
Me datën 9 në Dublin, në “National Concert Hall” zuri vend performanca e veprës “War Requiem” e Benjamin Britten.
Ishte kompozuar për shenjtërimin e një katedraleje të re në qytetin anglez të Coverntryt, e cila ishte ndërtuar për të zëvendësuar kishën e shekullit XIV të shkatërruar gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“War Requiem” sjell tekstet e shkruara nga ushtari poet Wilfred Owen, i cili ishte vrarë në aksion në Luftën e Parë Botërore, saktësisht një javë para se të nënshkruhej armëpushimi që u formalizua më pas në Traktatin e Versajës, dhe me datën 11 në mbrëmje Orkestra e Filarmonisë së Vjenës prezantoi një program të mbushur me muzikë si përkujtim për atë që ka ndodhur një shekull më parë./George Hamilton/ “Independent”
(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)