“Nëntor i Ftoht” dhe “Gardhi”, filmat kosovar në Festivalin e Selanikut

“Nëntor i Ftoht” dhe “Gardhi”, filmat kosovar në Festivalin e Selanikut

19 tetor 2018 17:58

Në edicionin e 59-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Selanikut që do të mbahet nga data 1 deri më 11 Nëntor Kosova përfaqësohet me 2 filma, “Nëntor i Ftoht” i regjisorit Ismet Sijarina dhe “Gardhi” nga regjisorja Lendita Zeqiraj.

Që të dy filmat do të jenë pjesë e Seksionit "Balkan Survey" i kuruar nga Dimitris Kerkinos. “Balkan Survey” ka shfaqur shembujt më të mirë të prodhimeve filmike nga rajoni i Ballkanit. Regjisorë të mirënjohur, dhe ata debutant trajtojnë një sërë temash sfiduese në thelbin e edicionit të sivjetshëm të 15 filmave të metrazhit të gjatë dhe të shkurtë.

"Balkan Survey" paraqet gjithashtu programin "Before the Wave Breaks" me 8 filma ikonikë të regjisorëve paraardhës të kinemasë së re rumune.

Festivali i Selanikut është njëri ndër festivalet më të vjetër dhe të rëndësishëm në Ballkan ku pjesë e programit të edicioneve të kaluara kanë qenë edhe filmat tjerë nga Kosova, si “Tri Dritare dhe një Varje”, “Home Sweet Home” “Si qeni n’rrush”.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme