Kulturë

Demaskimi i mashtruesit si i mbijetuar i Holokaustit

Kush duhet të konsiderohet gënjeshtar më i keq: një mohues i Holokaustit apo një mashtrues i Holokaustit? Mohuesi faktikisht akuzon rrejshëm miliona mashtrime të tmerrshme dhe plagë të shpirtit të atyre që kanë vuajtur e vdekur – dhe pasardhësit e tyre.

E një mashtrues i Holokaustit nuk e mohon Holokaustin, ai e pranon atë dhe pretendon rrejshëm të jetë një prej të mbijetuarve.

Kur ai apo ajo demaskohet, natyrisht që hedh dyshime edhe mbi ata që kishin vuajtur shumë dhe, për më keq, ushqen ndjesinë e refuzimit. Kjo është një prej pyetjeve më të vështira që ngrihen duke lexuar “The Impostor”, librin e Javier Cercas, që ka të bëjë me mashtruesin spanjoll të Holokaustit, Enric Marco. Ky katalonjas ishte demaskuar si gënjeshtar më 2005, por edhe sot ka të tillë që e mbrojnë për “gabime” të vogla – dhe vazhdon të shtrojë pyetje e të bëjë të mendoni mbi rolin e asaj që Cercas e shtron si “gënjeshtër përfituese”. A ka diçka të tillë, sidomos sa i përket kësaj teme?

Cercas është romancier i respektueshëm spanjoll: libri i tij mbi Marcon fillimisht ishte publikuar më 2014. Libri shfaqet në anglisht në një kohë kur debate për ndarjen e gënjeshtrës nga faktet është në ballë të debatit politik e bashkëkohor. Ai kishte vendosur që dëshironte ta dinte jo shumë nëse Marco kishte gënjyer, por pse e kishte bërë këtë gjë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)