Kulturë

Festivali i muzikës vokale synon ta pasurojë skenën vendore

Prishtinë, 21 shtator – Për herë të parë Prishtina do të jetë nikoqire e festivalit, i cili i dedikohet vokalit. “Prishtina International Vocal Festival” mëton që ta pasurojë muzikën artistike në vend, e njëkohësisht edhe të nxisë artistët që të zhvillojnë edhe më muzikën vokale.

Qysh në fillim, ky festival ka për qëllim që të vërë disa kritere mbi të cilat do të organizohet. Tashmë ka hapur një konkurs për kompozitorët e rinj kosovarë, të cilët kanë dërguar vepra të tyre, që do të këndohen nga Kori i Filarmonisë së Kosovës.

“Prishtina International Vocal Festival” do të nisë me datën 3 të muajit tetor. Hapjen do ta bëjë ansambli i njohur nga Londra, “The Gesauldo Six”, i themeluar në mars të vitit 2014. “The Gesualdo Six” kanë performuar në shumë festivale në Mbretërinë e Bashkuar e po ashtu edhe në Gjermani, Holandë, Francë, Poloni e vende të tjera. Ansambli organizon edhe punëtori për koret dhe kompozitorët, dhe jep koncerte së bashku me interpretuesit lokalë.

Ndërsa, fillimisht duke u fokusuar në muzikën e hershme, programet e koncerteve filluan të pasqyrojnë një dëshirë për të përfshirë repertorin më modern dhe tani polifoninë e renesancës, që është shpesh e ndërthurur me veprat e kompozitorëve si György Ligeti dhe Joanna Marsh. Ansambli publikoi debutimin në “Hyperion Records” në fillim të vitit 2018, një album polifonik i renesancës angleze (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).