Kulturë

Revolucioni i dështuar në Egjipt

Populli kundër pushtetit: kjo është mënyra sesi shumica prej nesh i mbajmë mend trazirat në Egjipt prej vitit 2011 deri më 2013. Turmat që luftonin me policinë nën retë e gazit lotsjellës në një urë të Nilit, për ta rrëzuar diktatorin Hosni Mubarak.

Më vonë, ata u ngritën për ta sfiduar zëvendësimin e tij, liderin islamik Mohamed Morsi, por në fund u tradhtuan dhe u shtypën nga regjimi i ringjallur ushtarak. Përplasje të tilla dramatike pasqyrohen në vepra siç është dokumentari “The Square” (Sheshi), që rrëfen historinë në rrugët e Egjiptit – ose më specifikisht, rrjetet aktiviste të krahut të majtë me më së shumti talentë në organizim të protestave, shkruan Koha Ditore.

Kuraja e tyre mund të ketë dështuar në krijimin e një demokracie, vazhdon rrëfimi, por kjo ndodhi vetëm për shkak se forcat e reagimit ishin shumë dinake dhe shumë të pamëshirshme.

Përgjigjja që sjell David D. Kirkpatrick − duke pasqyruar ngjarjet e kohës së tij sa ishte shef i zyrës për Kajro të “New York Times”, që mbulonte revolucionin egjiptian – në librin “Into the Hands of the Soldiers” (Në duart e ushtarëve), është më shumë përrallë udhëzuese sesa joshëse. Në libër, ai sjell kontribute të reja në ritregimin e tij. Njëra është për qasjen e jashtëzakonshme të “The Times” tek vendimmarrësit... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)