Kulturë

Shkrimtari në betejë me vdekjen e letërsisë

Si vizitor i disa vendeve të Ballkanit e i lindur e rritur në Republikën Demokratike të Gjermanisë, Clemens Meyer e njeh goxha fort realitetin e Evropës Juglindore.

I ulur në një nga kafehanet e Prishtinës, Meyer (41) duket goxha skeptik kur flet për të ardhmen e letërsisë. Është prej atyre shkrimtarëve që nuk e çan kokën nëse veprat e tij do të pëlqehen nga masa, shkruan Koha Ditore.

Shkrimtari i lindur në qytetin Halle, autor i veprave “As We Were Dreaming”, “All the Lights”, “Acts of Violence”, “Bricks and Mortar” dhe “The Silent Satellites”, mendon se pikërisht në këtë gjendje letërsia mund të ndihmohet më së shumti nga shkrimtarët. Në një bisedë për “Kohën Ditore”, Meyer, që është laureat i çmimit “Rheingau Literatur” më 2006 dhe me librin “All the Lights” më 2008 u shpall fitues i Çmimit të Panairit të Librit në Leipzig, thotë se autorët duhet të sjellin rrëfime të mira në mënyrë që ta mbajnë letërsinë gjallë.

Rrëfimet që mbesin

Para se t’ia mësynte Kosovës, Serbia, Bosnjë- Hercegovina e Kroacia janë vendet ku është ndalur. Por gjatë gjithë kohës ka dëgjuar histori të ndryshme për Kosovën. E di që ishte një provincë me një status special në ish-Jugosllavi. Kujton vitin 1999, kur Kosova ishte në luftë. Si një fans i veprave të Karl Mayt e njeh rajonin goxha shumë. Sa i përket luftës, është rritur me të... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)