Çmendja e vetëdijshme

Çmendja e vetëdijshme

11 August 2018 12:00

“Henriku i IV” është vepra teatrore e Luigji Pirandellos (1867-1937) e cila ka nxitur komente e interpretime të shumta, jo vetëm në Itali, por edhe në qendra kulturore të vendeve të tjera të Evropës dhe ShBA-së, ku vazhdon të vihet shpesh në skenë. E shkruar në vitin 1922, ajo paralajmëroi transformime të thella në dramaturgjinë moderne, shkruan sot Koha Ditore.

Ngjarjet e kësaj pjese teatrore supozojnë dy nivele: nivelin historik, ngjarjet që lidhen me fatin e perandorit Henriku IV të Gjermanisë (1015-1085), në veçanti konfliktet e tij me Papën Gregori VII ((1015-1085), konflikt ky politik që doli nga rivalitetet rreth supremacisë së Kishës me mbretëritë dhe perandoritë në Evropë, dhe i cili cilësoi jo vetëm periudhën mesjetare, por edhe atë të Rilindjes dhe modernitetit.

E megjithatë nuk kemi të bëjmë me një dramë historike. Historia del këtu më shumë si një grackë e personazhit kryesor. Niveli i dytë ka të bëjë me të tashmen (në fund të shekullit XIX) e një province në jug të Italisë dhe me relacionet e personazheve që i takojnë aristokracisë fshatare italiane: personazhi kryesor, i cili paraqitet si Henriku IV, markiza Matilda Spina dhe bija e saj Frida, markizi i ri Carlo di Nolli, baroni Tito Belcredi, doktori (psikiatër) Dionisi Genoni, katër pseudo-këshilltarët sekretë, shërbëtori i dhomës dhe dy ushtarë me shtiza. Skena ku zhvillohen ngjarjet është salloni i një pallati që është e rregulluar sikur t’ishte salla e fronit të perandorit Henriku i IV (1050-1106) i Gjermanisë, sikur t’ishte pallati perandorak në Goslar të Saksonisë. Personazhi kryesor nuk ka emër të veçantë, ai paraqitet sikur t’ishte Henriku IV...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme