Çlirimi i Shkupit dhe Marrëveshja shqiptaro-osmane e vitit 1912

Çlirimi i Shkupit dhe Marrëveshja shqiptaro-osmane e vitit 1912

11 gusht 2018 08:30

Kryengritja e përgjithshme kundërosmane e vitit 1912 përbën ngjarjen më madhore të Rilindjes sonë Kombëtare, pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e cila trasoi platformën për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Me Vendimin për shpërthimin e saj, që u mor në Taksim të Stambollit, synohej jetësimi i autonomisë së Shqipërisë, pasi radhazi u shtypën me gjak kryengritjet e viteve 1909-1911, shkruan sot Koha Ditore.

Ajo shpërtheu nga fillimi i majit, e cila në korrik rezultoi me çlirimin e Rrafshit të Dukagjinit dhe Rrafshit të Kosovës, e më pas të të gjitha trojeve verilindore. Kjo e detyroi Qeverinë xhonturke të jepte dorëheqje (17 korrik). Sulltan Mehmet Reshati V miratoi dorëheqjen e Qeverisë dhe formimin e qeverisë së re ia besoi Qemal Pashës.

Sulltani iu drejtua me një telegram qytetarëve të Prishtinës, me të cilin i vinte në dijeni se do të shkonte në këtë qytet “një komision special për të marrë udhëzime premtuese”. Ndërsa Fadil Pasha, komandant i operacioneve për shtypjen e kryengritjes, urdhëroi të pezulloheshin operacionet ndaj tyre. Me këtë urdhër nuk u pajtua valiu i Kosovës, i cili u detyrua të japë dorëheqje...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme