Shumë fëmijë shqiptarë po tregojnë talentin e tyre në diasporë. I tillë është Nuel Ramaj, i cili ka impresionuar publikun zviceran.
Nueli është vetëm 10-vjeçar dhe së fundi ka lansuar një video klip me titullin “With You” (Me ty) , shkruan albinfo.ch.
Kënga është mjaft e pëlqyeshme, duke marrë edhe kritika pozitive, derisa në të kaluarën ka marrë pjesë edhe në disa gara e spektakle.
Nueli ka lindur më 21 dhjetor 2007 në Münsterlingen të Zvicrës, derisa tani jeton në Romanshorn.
Prindërit e tij janë nga Kosova, derisa kanë ardhur në Zvicër nga Vitia në vitin 1989. Ata shprehën ekskluzivisht për Albinfo.ch se, synimet e Nuelit janë të mëdha për të ardhmen dhe nga ai pritet shumë në të ardhmen.
Artikuj të ngjashëm
-
Fëmija i parë i Vitit të Ri në Zvicër është shqiptar
-
Bajrami kaloi nga Shqipëria te Zvicra: Ndeshja me Kosovën e veçantë
-
Talentet shqiptarë nuk mungojnë në Botërorin U17 në Katar
-
Në Zvicër shkruajnë për futbollistët shqiptarë që refuzuan Zvicrën për Kosovën apo Shqipërinë
-
15-vjeçari shqiptar shënon supergol dhe shkruan histori në Zvicër