KTV

Teta Gjyli “martohet” me Halil Matoshin

Sonte, e premte, me fillim nga ora 21:30 në ekranet e Kohavisionit nis seriali “Akshami me Gjylen”.

Aktori Osman Azemi me origjinalitetin e personazhit “Teta Gjyli” është gati për të sjellë në ekran situata që ndërveprojnë me realitetin.

“Do të ketë shumë befasi. Shumë gjëra interesante. Personazhe të reja...”, ka thënë Azemi në paralajmërimin e serialit.

Në episodin e parë, Teta Gjyli “martohet” me shkrimtarin Halil Matoshi. 

Për më shumë ndiqni sonte nga ora 21:30 serialin "Akshami me Gjylen".