Emisioni "Flladi Veror" vjen me edicion të ri sonte.
Në këtë edicion mysafire është Vjosa Shehu e cila është gjithmonë e veçantë në skenë. Ajo sjell një videoprojekt të realizuar me Inteligjencë Artificiale.
Ndërsa Besiana Behluli do të jetë protagoniste e rubrikës "N'çantë"... Cilët janë artikujt pa të cilët ajo nuk del nga shtëpia?
Do të ketë edhe një storie për festivalin “Sunny Hill” dhe shkëlqimin e Dua Lipës në koncertin e mbajtur në Prishtinë në kuadër të turneut "Radical Optimism Tour".
Të shtunën nga ora 20:00, në KTV