KTV

“Flladi Veror” me edicion të ri: Mysafir special e materiale interesante

Flladi Veror Artan Bajrami

"Flladi Veror" në KTV vjen me edicion të ri. E ftuara e radhës është këngëtarja, Arta Bajrami. A i është kthyer me këngën e re "Riviera", stilit të muzikës për të cilin e njeh më së miri publiku? Arta thotë që muzika është pasioni i saj i përhershëm, por tregon sa shumë motivohet nga fëmijët dhe bashkëshorti. Paralajmëron albumin e radhës si dhe një projekt muzikor me artistë italianë.

Po ashtu në kuadër të këtij edicioni të "Flladit Veror" flasim për dasmat kosovare... A janë shndërruar ato në skenë të re për artistët e estradës? Si dhe mërgimtarët me të arritur në vendlindje, ndajnë me ne emocionet e tyre të para.

Ndiqeni emisionin "Flladi Veror", sonte nga ora 20:00 në KTV.

VIDEO: