Në fshati Dumnicë të Podujevës, persona të panjohur, dy ditë më parë, në orët e mbrëmjes, i kanë vënë zjarrin ushqimit të kafshëve të një banori. Viktima mashkull, K/shqiptar, rastin ia raportoi policisë.
“Persona të panjohur ia kanë vënë zjarrin ushqimit të bagëtive, i cili ka qenë i vendosur në një shtëpi të pabanuar”, saktëson raporti i sotshëm i Policisë së Kosovës, transmeton Koha.net. Raporti tregon se njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin, ndërsa vlera e dëmit, sipas ankuesit, është rreth 10.000 euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjësitet policore janë duke hetuar rastin.