Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Zjarri u është afruar shumë shtëpive në Navolan të Vushtrrisë

Po vazhdon tradita e keqe e djegies së hamulloreve në arat e Kosovës.

Një veprim i këtillë sonte ka ndodhur në fshatin Navolan të Vushtrrisë, ku zjarri kishte përfshi disa ara që gjendeshin fare pranë shtëpive.

Djegia e hamulloreve është një veprim i dëmshëm për florën e tokës, pasi e shkatërron atë, duke e bërë më pak produktive për kultivim të kulturave bujqësore, por nga mos kontrollimi i zjarrit, mund të ketë pasoja tjera të mëdha, përcjell ksp.