Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Zjarr në shkollën fillore “Musa Hoti” në Mitrovicë

Shkolla fillore në Mitrovicë “Musa Hoti”, është përfshirë nga zjarri të dielën.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, në lidhje me rastin nuk është raportuar për të lënduar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka shpjeguar se fillimisht është raportuar për një shtëpi të kapluar nga zjarri e cila gjendet në lagjen ‘Bajr’ të Mitrovicës, në afërsi të shkollës ‘Musa Hoti’ dhe si pasojë e zjarrit është përfshirë nga flakët edhe një pjesë e shkollës në fjalë.

Zahiti ka bërë të ditur se njësitë emergjente të zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes me ç’rast edhe kanë arritur që të shuajnë zjarrin.