Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Zjarr në magjistralen Gjilan-Kamenicë

Ndezja e arave që tashmë duket se është bërë zakon në vend, ka shkaktuar shqetësim edhe për banorët e fshatit Kmetovc.

Fshati që ndodhet në magjistralen Gjilan-Kamenicë është përfshirë në zjarr, por që policia ka bërë të ditur se tashmë zjarri është lokalizuar.

Ismet Hashani, zëdhënës i policisë në rajonin e Gjilanit, ka bërë të ditur për Koha.net se nuk ka dëme nga ky zjarr, ndërsa ka shtuar se më herët gjatë ditës janë raportuar edhe dy raste të zjarreve tjera në komunën e Kamenicës.

Nga asnjëra s’ka pas dëme të mëdha, sipas tij.