Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në Parkun Kombëtar të Thethit pasditen e kësaj të marte, raportojnë mediat e Tiranës.
Flakët janë përhapur me shpejtësi ndërkohë ndërhyrja është mjaft e vështirë për shkak të terrenit të vështirë.
Emergjencat Civile raportojnë se po ndiqet situata nga afër dhe po vlerësohen mënyrat e ndërhyrjes.
Në këtë situatë, bëhet e domosdoshme ndërhyrja e helikopterëve me ujë nga ajri.
Në terren janë edhe inspektorët e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura si dhe forcat e policisë.
Dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht.
Artikuj të ngjashëm
-
Një ndërtesë 13-katëshe në Tiranë përfshihet nga zjarri
-
Përfshihet nga zjarri Parku Nacional në Krushevë të Dragashit
-
Zjarr i madh në Dhërmi, terreni vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikësve
-
Zjarr masiv në tregun e rrobave të përdorura në Tiranë
-
Një zjarr i madh në Greqi detyron disa fshatra të evakuohen