Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Zhduket një person nga Ferizaj, Policia fillon hetimet

Një person është raportuar i zhdukur në qytetin e Ferizajt, ka bërë me dije Policia e Kosovës. Rastin e ka bërë të ditur babai i personit, duke thënë se është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

“Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin policor.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se i biri i tij viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.”