Një kosovar është zhdukur pasi që kishte vuajtur dënimin me burgim në Rumani.
Policia e Kosovës ka raportuar se babai ka raportuar se ka kontaktuar me të birin më 25 korrik pasi ai është liruar nga burgu dhe ai i kishte thënë se është në stacion të trenit në Bukuresht duke u kthyer për në Kosovë. Që nga atëherë nuk ka pasur kontakt me të birin dhe nuk di vendndodhjen e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Rumani 25.07.2021 – 14:35. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se djali i tij viktima mashkull kosovar pasi kishte vuajtur burgun sipas një fletë-arresti ndërkombëtar në Rumani ishte lajmëruar se është në stacionin e trenit në Bukureshtit duke u kthyer në Kosovë dhe që nga ai moment nuk kanë arritur të kenë asnjë kontakt me të. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.