Një grua nga Istogu ka raportuar në Polici se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Policia po e heton rastin.
“Ankuesja femër kosovare ka informuar se vajza e saj e mitur viktima femër kosovare, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.