Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën është raportuar për një burrë të zhdukur në Prishtinë.
Rasti në Polici është raportuar nga një grua dhe sipas saj ai është zhdukur nga e diela e javës së kaluar.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se me datën 12.03.2023 viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin e Policisë. Rasti sipas raportit është nën hetime.