Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh bën me dije se ka marrë informatë nga një familje në Vushtrri, se një vajzë 17 vjeçare është zhdukur.
Policia është vënë në kërkim të saj, derisa ende nuk dihet vendndodhja.
Rasti ka ndodhur në fshatin Ceceli, të Vushtrrisë.
“Ankuesi shqiptar ka njoftuar se vajza e tij 17 vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e PK-së.