Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Zhduken tre persona në Gjilan e Prizren

Policia

Tre persona janë raportuar të zhdukur në 24 orët e fundit në Gjilan dhe Prizren.

Sipas njoftimit nga Policia dy persona në raste të ndryshme janë raportuar të zhdukur në Gjilan.

Në rastin e parë xhaxhai ka lajmëruar në Polici se vajza e vëllait është larguar nga shtëpia më datën 22 dhe nuk është kthyer më, ndërkaq nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj.

Ndërsa në rastin tjetër në Gjilan babai ka lajmëruar se djali i tij ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e tij. Rasti është duke u hetuar.

E në Prizren një grua ka informuar se mbesa e saj e mitur femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime.

Artikuj të ngjashëm