Në emisionin “Drejtësia në Kosovë” u transmetuan pamje nga kamerat e përgjimeve të cilat janë duke u përdorur si prova për t’i gjykuar policët e trafikut.
Pamjet e transmetuara për herë të parë dëshmojnë momente kur qytetarët paguajnë para dhe metoda të veçanta se si policët vendosin t’i marrin paratë herë duke i fshehur në dokumente e herë duke bërë pazare me kundërvajtësit.
Videoja dëshmon momentin ku një mërgimtar nga Danimarka paguan tiketën te policët, se si një të huaji i rekomandohet t’i fus paratë në dokumente, e ka edhe raste kur kundërvajtësit vetëm i lëshojnë paratë në ulëset e policëve.
Artikuj të ngjashëm
-
U ofroi 100 euro policëve për një kundërvajtje, arrestohet
-
Policia tregon se cilat gjoba do të dërgohen me postë te shkelësit e rregullave në trafik
-
Policia vijon gjobitjen e shkelësve të rregullave në trafik, ndihmohet nga mediat
-
Mungesa e një sistemi qendror të Policisë, vështirëson pagesën e kundërvajtjeve në trafik
-
Për të mos paguar gjobën i ofron policit kosovar 2000 lekë, arrestohet