Pejë, 24 shkurt – Sot, më 24 shkurt, rreth orës 12:10, në Rr. ‘Besnik Lajqi’ në Pejë, ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri, me ç’rast janë plagosur 2 (dy) persona: I.N dhe B.N, që të dy meshkuj, shqiptarë dhe shtetas të Kosovës. Njëri nga të plagosurit ndërkohë ka ndërruar jetë, njoftoi Policia në Pejë, transmeton koha.net.
Burime të portalit Koha.net marrin vesh se i vrari dhe i plagosuri sot, në Pejë, janë babi e djalë, që të dy nga Zahaqi i kësaj komune. I vrari ishte me moshë rreth 56 vjeç, ndërsa i plagosur 27 vjeç.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtori i Spitalit në Pejë, Skender Dreshaj, tha se gjendja e të plagosurit është stabile dhe se nuk ka rrezik për jetë.
Njësitet relevante të PK-së, pas marrjes se informacionit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të siguruar prova dhe dëshmi dhe për të bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, dhe lidhur me këtë menjëherë është informuar prokurori i shtetit.
Viktimat janë dërguar në urgjencën e Spitalit rajonal në Pejë për ndihmë mjekësore. Viktima I.N. nga plagët e marra ka ndërruar jetë rreth orës 12:50, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa viktima B.N është i plagosur në dorë dhe gjendja e tij për momentin, sipas ekipit mjekësor, është jashtë rrezikut për jetë.
Njësitet e PK-së kanë identifikuar të dyshuarit me ç’rast njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe policia thotë se është në kërkim të të dyshuarit tjetër.
Nuk bëhen të ditura motivet e kësaj vrasjeje.