Dje në fshatin Besi, Prishtinë rreth orës 10:00 ka ndodhur një vrasje në tentativë, transmeton Koha.net.
Sipas Policisë së ë Kosovës ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje kur i dyshuari mashkull K/Shqiptar me veturën e tij kishte sulmuar viktimën mashkull K/Shqiptar duke tentuar që ta godasë viktimën derisa ky i fundit ishte ulur në një tavolinë tek një furrë e bukës.
Viktima kishte shpëtuar pa lëndime.
I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes duke shkaktuar dëme materiale në derën e hyrjes së furrës.