Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vrasja e kosovarit në Fushë - Krujë ende pa autor

Vdekja e Xhafer Osmanit nga Pestova e Vushtrrisë vijon të qëndrojë e mbuluar nga misteri, pasi deri në daljen e rezultateve të ekspertimit mjeko-ligjor Policia dhe Prokuroria e Krujës vijojnë të mbetet të ndara në qëndrime, duke mos përcaktuar nëse kemi të bëjmë me një vetëvrasje apo vrasje me paramendim, shkruan sot Koha Ditore .

Xhafer Osmani u gjet i djegur në automjetin e tij në fshatin Derven të Fushë-Krujës, mesditën e së shtunës. Ndërkohë që Policia dhe Prokuroria e Krujës kanë nisur hetimet për vrasje, por ekzistojnë dyshime të forta se Xhafer Osmani ka gjasa të jetë vetëvrarë.

Burime nga grupi i hetimit bëjnë me dije se në krah të automjetit brenda së cilës ishte 57-vjeçari është gjendur nga policia libri i shenjtë i Kuranit. Libri i shenjtë është gjetur i padëmtuar nga zjarri.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)