Vrasësi i dyfishtë shqiptar që ka humbur edhe njërën këmbë në një aksident ka humbur përfundimisht betejën me drejtësinë britanike dhe do të ekstradohet në Shqipëri.
Saliman Barçi, 41 vjeç, ka mundur të jetojë në Britaninë e Madhe për rreth 14 vite me identitet të rremë, duke pretenduar se ishte shtetas kosovar.
Ai akuzohet për vrasje në vitin 1997 në Burrel dhe për të është dënuar me 25 vite burg. Pavarësisht pretendimeve të tij se mund të përballej me vrasje për gjakmarrje në Shqipëri dhe pavarësisht akuzave për korrupsion ndaj sistemit të drejtësisë dhe kushteve të këqija në burgje, autoritetet e drejtësisë britanike kanë vendosur përfundimisht ta ekstradojnë.
Gjykatësi sipas “Daily Mail” ka refuzuar thirrjen e respektimit të të drejtave të njeriut nga 42 vjeçari në një përpjekje të minutës së fundit për të shmangur ekstradimin.
Ai është i martuar dhe babai i tre fëmijëve, por që më vonë është divorcuar nga bashkëshortja e tij.
Humbjen e njërës këmbë, shqiptari e kishte përdorur si justifikim për t’u mos ekstraduar për shkak të kushteve të këqija në burgjet shqiptare.
-
Vrasësi i dyfishtë shqiptar me një këmbë ekstradohet nga Britania në Shqipëri
-
Vrasësi i dyfishtë nga Shqipëria, i shtirur si kosovar, do të deportohet nga Britania
-
Trafikanti shqiptar në arrati prej më shumë se një viti pasi u lirua gabimisht nga burgu në Britani
-
Ekstradohet në Kosovë i dyshuari për vrasjen e një gruaje në Prizren 11 vjet më parë
-
“Scarface”, në mesin e 17 vrasësve shqiptarë që do të deportohen nga Britania